Glam arrin rekordin: 50 milionë dëgjime online

Teknologji

Glam arrin rekordin: 50 milionë dëgjime online

Më: 10 janar 2020 Në ora: 14:35
Glam Radio

Glam Radio ka shënuar një moment historik të rëndësishëm për rriten e saj. Për 12 muaj në vitin e kaluar, shifrat tregojnë se Glam Radio është rritur bindshëm edhe në platformën online duke u klikuar më shumë se 50 milionë herë nga dëgjuesit anembanë botës.

www.glamradio.fm përcjell tre radio kanale të kryesuara nga Glam Radio dhe dy radio të tjera muzikore, Glam Caffe që luan hitet e fundit muzikore në botë e që transmetohet edhe në Arta TV dhe One Radio që transmeton hitet e vjetra botërore.

“Kjo arritje është shpërblimi më i mirë që dëgjuesit i kanë dhënë punës dhe pasionit të këtyre të rinjve që e bëjnë Glam-in”, thotë Gent Efendia, drejtor i radios.

Image
Glam Radio

Ai tregon se nga arsyet e forta që shumë njerëz u janë bashkuar në dëgjueshmëri të programeve të tyre është fakti se muzika dhe zërat në Glam Radio vijnë në një cilësi më të lartë të tingullit. Ndërsa lajmet që kanë të bëjnë me aktualitetin politik nuk mund të gjinden në programet foljore të radios.

Më relaksuese, qasjen e atyre që duan ta largojnë mendjen nga ato që dëgjojnë në mediat e tjera, e bënë edhe fakti se aty transmetohet marketing me përmbajtje dhe në standarde që u ofrojnë vlerë dhe kohë të ndarë mes tyre bizneseve të ndryshme.

Glam Radio, sipas udhëheqësve të saj, ka plane mjaft interesante në bërjen e radios edhe më atraktive si në FM (88.6FM) ashtu edhe në platformat online për audiencën e gjerë, duke u dhënë atyre një zë që do t’i shoqërojë në çdo pjesë të ditës tamam për ta dëshmuar edhe sloganin që i udhëheq nga dita e parë “Your no.1 Choice, The City’s Voice”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat