Cilat janë llojet e 5G dhe sa e shpejtë është krahasuar me 4G

Teknologji

Cilat janë llojet e 5G dhe sa e shpejtë është krahasuar me 4G

Më: 11 janar 2020 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Megjithatë ajo që më së shumti dëgjojmë sot janë bandat e mesme dhe të ulëta të 5G-së të cilat ofrojnë diçka më shumë sesa mund të merrni nga një rrjet cilësor 4G.

Gjatë 2020-ës do të dëgjojmë çdo ditë e më shumë rreth 5G-së ndërsa telefonë të rinj me këtë teknologjia do të lançohen gradualisht.

Megjithatë teknologjia është bërë konfuze sepse në të vërtetë janë tre versione të saj. Rrjeti do të kombinojë të gjitha versionet, por ajo që do të marrim për momentin dhe disa vite në vazhdim nuk ka për të qenë super e shpejtë.

Tregu në Shtetet e Bashkuara dhe planet e operatorëve ilustrojnë mesë miri atë që po përpiqemi të themi. Le të bëjmë një analizë të thjeshtë.

Në Shtetet e Bashkuara janë katër operatorë të mëdhenj, AT&T, Verizon, T-Mobile dhe Sprint ku secili ka zgjedhur një strategji ndryshe për të sjellë teknologjinë 5G tek Amerikanët:

5G Bandë e Lartë mmWave 26Ghz: Afro 10 herë më e shpejtë sesa LTE me vonesa ekstremisht të ulëta që do të thotë se mesazhet transmetohen thuajse menjëherë. Por duhet të jeni shumë pranë një antene mmWave për të marrë këto shpejtësi. Edhe hija e një peme do të ulë dramatikisht shpejtësinë e internetit në mmWave.

5G Bandë e Mesme 3,5-3,8Ghz: afro 6 herë e shpejtë sesa LTE por me mbulim më të ulët sesa banda e ulët.

5G Bandë e Ulët 700Mhz: afro 20% më e shpejtë sesa LTE

5G-ja më e mirë është ajo që aksesohet përmes valëve mmWave. Nëse shkarkoni një film 4GB, sot në internetin 4G LTE më të mirë (100Mbps) do tu duhen afro 5 minuta e 19 sekonda. Në bandën e lartë mmWave i njëjti film shkarkohet për 32 sekonda (1000Mbps). Por duhet të qëndroni jo më larg sesa 25 metra nga antena për të marrë këtë shpejtësi.

Shumë janë të emocionuar jo vetëm për shpejtësinë që ka ky version i 5G, por edhe vonesat super të ulëta të transmetimit. Adhuruesit e lojërave janë ata që do të përfitojnë më së shumti. Qytetet me numër të lartë popullsie janë duke përdorur këtë version të 5G-së dhe për nga shtrirja dhe kapaciteti ngjan shumë me një rrjet Wi-Fi.

Megjithatë ajo që më së shumti dëgjojmë sot janë bandat e mesme dhe të ulëta të 5G-së të cilat ofrojnë diçka më shumë sesa mund të merrni nga një rrjet cilësor 4G.

Në Shqipëri Vodafone Albania kreu disa testime të teknologjisë 5G në Tetor. Me aprovimin e AKEP, Vodafone Albania përdorin bandën 3.6Ghz dhe 3.8Ghz duke demontruar kontrollimin e një makine nga distanca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat