Instagram me ndryshime të reja

Teknologji

Instagram me ndryshime të reja

Më: 12 janar 2020 Në ora: 12:30
Instagrami

Instagrami gjatë të shtunës ka prezantuar tri opsione të reja, për storjet “Boomerang”.

Këtë veçori të reja janë quajtur  SlowMo, Echo dhe Duo. Po ashtu është shtuar edhe një opsion i ri për të shkurtuar gjatësin e këtyre storjeve.

“Kamera juaj në Instagram ju jep mënyra se si të shpreheni  dhe të ndani me lehtësi atë që jeni duke bërë, duke menduar apo ndjerë me miqtë tuaj. Boomerang është një pjesë ikonike e kësaj, dhe një nga formatet më të dashura të kamerave. Instagram është i entuziazmuar që të zgjerohet në kreativitet dhe ju jap mënyra të reja për të përdorur Boomerang për t’i kthyer momentet e përditshme në diçka argëtuese dhe të papritur “, tha kompania përmes një deklarate.

Me SloëMo ashtu siç edhe tregon emrin, videot janë ngadalësuar në gjysmën e shpejtësisë së tyre origjinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat