Privatësia, Apple refuzon kërkesën e FBI-së për ta zhbllokuar iPhone-in e një sulmuesi

Teknologji

Privatësia, Apple refuzon kërkesën e FBI-së për ta zhbllokuar iPhone-in e një sulmuesi

Më: 15 janar 2020 Në ora: 00:38
iPhone

Kompania Apple hedh poshtë kritikat dhe pretendon se po ndihmon agjencinë FBI të hetojë sulmin terrorist të 6 dhjetorit në bazën ushtarake Pensacola, të Floridas.

Apple në një shënim shpjegon se agjentët federale e njoftuan atë se kishin nevojë për ndihmë të mëtejshme.

Apple deklaron se ka ndihmuar agjencinë mbi të gjitha informacionet në dispozicion të saj, përfshirë ato që lidhen me llogarinë Apple të vrasësit.

Kompania Apple përsërit atë që ka thënë vazhdimisht në lidhje me përgjimin e iPhone-ve: “nuk ka ndërhyrje në llogaritë e personave të mirë. Monitorimi do të jetë vetëm për ata që kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare dhe sigurinë e të dhënave të klientëve tanë”.

Ministri i Drejtësisë William Barr i kërkoi kompanisë Apple ndihmë për zhbllokimin e iPhone e terroristit saudit që hapi zjarr në bazën e Pensacola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat