Raporti i NSA: Probleme serioze në sigurinë e Windows

Teknologji

Raporti i NSA: Probleme serioze në sigurinë e Windows

Më: 15 janar 2020 Në ora: 07:51
Windows

Programi operativ Windows të kompanisë Microsoft ka mangësi serioze në siguri. Ky është rezultati i nxjerrë nga Agjensia e Sigurisë Kombëtare (NSA).

Siç njofton Associated Press, agjensia federale amerikane informoi për këtë zbulim kompaninë, në mënyrë që të ndreqë të metën serioze.

Ndërkohë Microsoft shpërndau të martën menjëherë një program përditësues për të eliminuar mangësinë në fjalë dhe konfirmoi se problemi ishte zbuluar nga NSA. Kompania shtoi gjithashtu se nuk ka parë prova se hakerët mund të kenë shfrytëzuar teknikën e zbuluar nga agjensia amerikane.

Priscilla Moriuchi, ish-punonjëse në pension e NSA dhe ish-drejtuese e operacioneve për Azinë Lindore dhe Paqësorin në këtë agjensi federale amerikane, thotë se ky është një shembull “i rolit konstruktiv” që NSA mund të luajë në përmirësimin e sigurisë globale të informacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat