Lenovo lanson gjatë këtij viti tabletin e palosshëm

Teknologji

Lenovo lanson gjatë këtij viti tabletin e palosshëm

Më: 15 janar 2020 Në ora: 14:53
Lenovo

Në fillim të vitit të kaluar, Lenovo e shfaqi për herë të parë ThinkPad X1 Fold, tabletin e parë me sipërfaqe të palosshme.

Tashmë është bërë e ditur, se kjo pajisje e zgjuar, do të lansohet gjatë këtij viti, ndërsa do të ketë çmim mjaft të lart, duke filluar nga 2,240 euro.

Megjithëse kushton, të gjithë do ta donin këtë tablet me ekranin 13.3 inç 2K pOLED me rezolucion 2048 x 1536.

Kur të jetë hapur, pjesa e mesit ku duhet të thyhet është e padukshme, gjë që nuk pritet të mbetet njëjtë nëse kjo ndodhë për çdo ditë.

Për ndërtimin e pjesës së jashtme, është përdorur metali që nuk ndryshket, por që hapja dhe mbyllja e tabletit nuk bëhet me shumë lehtësi.

Image

Tableti mund të përdoret në disa mënyra, si i hapur në tërësi për të kryer të gjitha funksionet, po të ndarë në mes dhe në njërën anë të shikohen video, derisa në tjetrën të kërkohet në ndonjë shfletues.

Sipër ekranit është kamera IR me pesë megapixel, lapsi Active për shënime dhe funksione tjera si dhe audio sistemi Dolby me dy altoparlantë.

Kapaciteti i procesorit nuk është bërë e ditur, ndërsa mësohet se ThinkPad X1 Fold, është i pajisur me Windows 10 Pro, derisa ofron 8 GB deri në 1 TB për ruajtjen e materialeve.

Fillimisht, Lenovo kishte thënë se bateria e këtij tableti mund të gjatë për një ditë, ndërsa tani ka bërë të ditur zyrtarisht se me 50 vat bateri, ThinkPad X1 Fold mund të përdoret për 11 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat