Microsofti teston reklamat për Office 365

Teknologji

Microsofti teston reklamat për Office 365

Më: 24 janar 2020 Në ora: 17:35
Microsofti

Në një përpjekje tjetër për ta monetarizuar më tej Windows 10, Microsofti ka filluar me testimin e reklamave në Wordpad, aplikacionin për përpunimin e tekstit, i cili është integruar në sistemin operativ të Microsoftit për dekada.

Ky ndryshim u vu re nga zhvilluesi Rafael Rivera, ndërsa screenshoti i ekranit i tregon gjashtë variante të ndryshme të reklamave, të cilat i promovojnë ueb aplikacionet Office, raporton Neowin.

Ueb aplikacionet Office përbëjnë seksionin falas të softuerit Office 365, ndërsa qëllimi i qartë me reklamat është që përdoruesi të bëhet abonent i përhershëm i shërbimeve Office 365.

Kjo nuk është hera e parë që Microsofti ka vendosur t’i implementojë dhe testojë reklamat në aplikacionet e integruara në Windows. Aplikacioni i integruar Outlook Mail filloi të bëhet me reklama në nëntor të vitit 2018, për ata që nuk ishin tashmë abonentë të Office 365, por kjo më pas u largua.

Pritet që reklamat për WordPad të mos bëhen kurrë pjesë e një versioni stabil të platformës, pasi që opsioni kërkonte përdorimin e veglës Mach2 për ta aktivizuar funksionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat