Britania i lejon Huawei-t rol të kufizuar në ndërtimin e rrjetit 5G

Teknologji

Britania i lejon Huawei-t rol të kufizuar në ndërtimin e rrjetit 5G

Më: 28 janar 2020 Në ora: 14:15
Huawei

Mbretëria e Bashkuara ka vendosur që ta lejojë kompaninë kineze,

Mbretëria e Bashkuara ka vendosur që ta lejojë kompaninë kineze, Huawei, të marrë pjesë në rrjetin 5G, por vetëm nën kushtin e disa kufizimeve. Ky vendim u mor pavarësisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara për ta bllokuar kompaninë.

Huawei nuk do të lejohet të ofrojë pajisje të ndjeshme të këtij rrjeti, të njohura si pajisje bërthamë. Për më tepër, kompania do të lejohet të ketë pjesëmarrje maksimale prej 35 për qind në rrjetin periferik, përfshirë antenat e valëve.

“Huawei është siguruar nga qeveria britanike se do të vazhdojë të punojë me klientët tanë për ta mbajtur në fuqi rrjetin 5G”, tha përmes një deklarate shefi i kësaj kompanie për Britaninë e Madhe, Victor Zhang.

“Ky rrjet i ofron Mbretërisë së Bashkuar qasje në teknologjinë udhëheqëse botërore dhe siguron një treg me konkurrencë”, shtoi ai.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është përballur me presionin e Shteteve të Bashkuara dhe të disa deputetëve të Partisë Konservartore për ta bllokuar gjigantin kinez për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë kombëtare.

Megjithatë, Pekini kishte paralajmëruar pasoja serioze sa u përket planeve të tjera për investime dhe tregti, nëse kompania Huawei bllokohet në Britani.

Ky vendim ishte cilësuar si testi më i madh për strategjinë e Johnson-it në për periudhën pas Brexit-it, shkruan “BBC”,

, të marrë pjesë në rrjetin 5G, por vetëm nën kushtin e disa kufizimeve. Ky vendim u mor pavarësisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara për ta bllokuar kompaninë.

Huawei nuk do të lejohet të ofrojë pajisje të ndjeshme të këtij rrjeti, të njohura si pajisje bërthamë. Për më tepër, kompania do të lejohet të ketë pjesëmarrje maksimale prej 35 për qind në rrjetin periferik, përfshirë antenat e valëve.

“Huawei është siguruar nga qeveria britanike se do të vazhdojë të punojë me klientët tanë për ta mbajtur në fuqi rrjetin 5G”, tha përmes një deklarate shefi i kësaj kompanie për Britaninë e Madhe, Victor Zhang.

“Ky rrjet i ofron Mbretërisë së Bashkuar qasje në teknologjinë udhëheqëse botërore dhe siguron një treg me konkurrencë”, shtoi ai.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është përballur me presionin e Shteteve të Bashkuara dhe të disa deputetëve të Partisë Konservartore për ta bllokuar gjigantin kinez për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë kombëtare.

Megjithatë, Pekini kishte paralajmëruar pasoja serioze sa u përket planeve të tjera për investime dhe tregti, nëse kompania Huawei bllokohet në Britani.

Ky vendim ishte cilësuar si testi më i madh për strategjinë e Johnson-it në për periudhën pas Brexit-it, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat