Facebook-u do të na mundësojë që ti ndryshojmë të dhënat tona

Teknologji

Facebook-u do të na mundësojë që ti ndryshojmë të dhënat tona

Më: 28 janar 2020 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

“Aktivitetit Off-Facebook”, do të mundësojë të shohin dhe heqin informacionet rreth nesh.

I njohur si “Off-Facebook Activity”, ka koleksionuar informata që janë marrë nga ‘Websites’ dhe aplikacionet tjera, raporton “Independent”.

Ky mjet është lansuar për testim në vendet si: Irlanda, Korea Jugut dhe Spanjë në gusht të vitit të kaluar, por tani do të përdoret për të gjithë njerëzit.

Duke përdorur mjetin, njerëzit mund të shohin dhe heqin informacionin për veten e tyre që janë dërguar në Facebook nga aplikacione dhe faqe të tjera dhe përdoret për të shërbyer reklama.

Kur u njoftua për herë të parë, gjigandi i teknologjisë tha se funksioni lejon përdoruesit të shkëpusin aktivitetin e ardhshëm jashtë Facebook nga llogaria e tyre, ose në tërësinë e tij ose thjesht për aplikacione dhe faqe të veçanta.

Fillimi i kontrolleve të “Aktivitetit Off-Facebook” përkon në mënyrë universale me Ditën Global të Intimitetit të të Dhënave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat