Samsung zbulon linjën e re të televizorëve në Maltë

Teknologji

Samsung zbulon linjën e re të televizorëve në Maltë

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Samsung Electronics zbuloi ditën e djeshme linjën e tij evropiane të televizorëve dhe pajisjeve të audios për vitin 2020, duke përfshirë inovacionin Q950TS QLED 8K TV, gamën e zgjeruar të QLED 8K dhe 4K, MicroLED, Lifestyle TV dhe soundbars, në Forumin Samsung, që u mbajt në Qendrën e Konferencave Mesdhetare në Valletta, Maltë .

Samsung është i përkushtuar ndaj krijimit të teknologjisë pionere që plotëson nevojat në zhvillim të konsumatorëve.

Risitë e reja inovatore të televizorëve dhe pajisjeve audio i ofrojnë konsumatorëve veçori të lidhura, me përvojën më interaktive dhe domethënëse të mundshme. Këto karakteristika ripërcaktojnë përfshirjen dhe revolucionarizojnë integrimin në shtëpi.

Ajo çka vjen si risi kësaj radhe është fotografia dhe cilësia e tingullit që janë themeli i QLED TV nga Samsung, por ajo që në të vërtetë veçon formacionin e vitit 2020 janë aftësitë e zgjeruara të Inteligjencës Artificiale ‘Smart Screen’.

Përmes këtyre karakteristikave, që janë unike për Samsung, sigurojnë që formacioni i këtij viti të ofrojë një përvojë shikimi, në mënyrë që gjithë eksperienca të lehtësohet për konsumatoret dhe klintët e Samsung.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat