Aplikacioni ToTok u largua sërish nga Play Store

Teknologji

Aplikacioni ToTok u largua sërish nga Play Store

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 15:57
Play Store

Vetëm disa ditë pasi e ktheu, Google ka vendosur ta largojë nga Play Store aplikacionin e popullarizuar ToTok. 

Sipas 9to5Google, apliakcioni u largua sërish pasi të jetë kthyer në fund të janarit. ToTok fillimisht u lansua në korrik dhe u rrit mjaft shpejt, kryesisht në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Me aplikacionet e mesazheve si WhatsApp dhe Skype, që janë të bllokuara në Lindjen e Mesme, ToTok dukej si opsioni më i mirë, ndërsa u popullarizua në mbarë botën.

Disa muaj më vonë, u largua nga iOS App Store dhe Google Play Store, ndërsa arsyetimi i vetëm ishte se shkelte politikat e këtyre rrjeteve, pa dhënë detaje tjera.

Por, një hetim i New York Time lidhur me këtë aplikacion, ka bërë të ditura shtesë, që linin të tregohej pse u largua dhe arsyet ishin shumë të fuqishme.

Raporti pretendonte se ToTok mblidhte të gjitha llojet e informacionit, mbi veprimtarinë e përdoruesve të tij, përfshirë bisedat dhe vendndodhjet.

Ashtu si shumica e aplikacioneve të mesazheve, ToTok u kërkoi përdoruesve që t’ia lejojnë qasje në kamerën e telefonit, fotografitë, mikrofonin, vendndodhjen, kalendarin dhe kontaktet.

Kjo besohet se i lejoi të dy, si zhvilluesit e ToTok dhe agjencinë e inteligjencës së Emirateve të Bashkuara Arabe ta përdorin atë si një mjet për mbikëqyrje të plotë.

Duke mos e pranuar se është larguar nga këto platforma, ToTok ka shkruar në një blog se ka probleme teknike dhe nuk është në dispozicion për një kohë, por që gjithçka do t’i kthehet normalitetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat