Apple Watch mund orën analoge me shifra të pabesueshme

Teknologji

Apple Watch mund orën analoge me shifra të pabesueshme

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 18:32
Apple Watch

Ora e prodhuar nga kompania Apple ia kaloi në shitje të gjithë industrisë zviceriane të orëve më 2019.

Apple Watch, ora e zgjuar, shiti 31 milionë copë në të gjithë botën, ndërsa të gjitha kompanitë zviceriane bashkë arritën të shesin vetëm 21 milionë.

“Ora e Apple është kthyer në një simbol statusi dhe ofron një alternativë konkurruese ndaj orave zviceriane,” tha Stiven Valtzer, analist, për CNN.

Ora Apple Watch mund të masë nivelet e fitnesit për sa i përket trupit të atij që e mban dhe lidhet me aplikacione për një rezervim më të shpejtë në kinema, palestër, etj. Ndërkohë orat analoge preferohen vetëm nga moshat më të mëdha.

“Njerëzit e kanë zgjedhur orën Apple Watch si një zgjidhje që bashkon teknologjinë dhe modën së bashku,” tha Karolina Milanezi, një analiste teknologjie.

Milanezi tregon se vëmendja që Apple Watch ka për shëndetin dhe fitnesin ndryshon plotësisht nga orat zviceriane, të cilat shihen se aksesorë mode. “Asnjë tjetër nuk ka mundur të afrohet me Apple,” thotë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat