Shtohen edhe pesë gjuhë të reja në Google Translate

Teknologji

Shtohen edhe pesë gjuhë të reja në Google Translate

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 11:59
Foto

Google Translate i ndihmon përdoruesit duke përkthyer në mënyrë perfekte në gjuhë të ndryshme. Kompania ka dhënë lajmin për një përditësim të ri për aplikacionin që ta bëjë më të përdorshëm për njerëzit, raporton “GadgetsNow”.

Google ka lajmëruar që do të shtojë edhe pesë gjuhë tjera në aplikacionin Google Translate. Kjo është risia më e mirë që kompania ka bërë që një kohë të gjatë.

Këto janë gjuhët që do të shtohen në aplikacionin Google Translate: Niturisht, Odia (Oriya), Tatar, Turkmen dhe Ujghur.

Kompania ka thënë që këto gjuhë fliten tek 75 milion njerëz. Pas kësaj risie tani Google Translate ka 108 gjuhë nga e gjithë bota.

Në një post zyrtarë kompania ka thënë: “motoja e ekipit ton është që të lejojmë çdo njeri nga çdo ven që ta kuptojnë botën, dhe ta përshkruaj veten nga gjuha e tyre”.

Së fundmi këtë muaj, aplikacioni Google Translate ka aplikuar mundësinë e errët në aplikacion. Versioni 6.5 i aplikacionit në Google Translate  dhe aplikimi i i mënyrës së errët mund të përdoret në dy sistemet Androit dhe iOS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat