IA e bën Gmail-in më të sigurt

Teknologji

IA e bën Gmail-in më të sigurt

Më: 2 mars 2020 Në ora: 15:17
Gmail

Inteligjenca artificiale e bën Gmailin tuaj më të sigurt dhe ju ndihmon të gjeni dokumente të dyshimta zyrtare, njoftoi kompania ”Mountain View”, raporton ANSA.

Ajo sqaron se zbatoi këtë sistem duke filluar nga fundi i vitit 2019 duke rritur përqindjen ditore të zbulimit të këtyre dokumenteve me 10%.

Në mënyrë të veçantë, metoda është efektive në identifikimin e të ashtuquajturave ”sulmeve kundërshtare”, domethënë ato sulme që synojnë sistemet e inteligjencës artificiale, zbulimi i të cilave ka regjistruar një rritje prej 150%.

Google thotë se po zhvillon softuerin në mënyrë që të mund të aplikohet për të identifikuar lloje të tjera më pak të zakonshme të bashkëngjitjeve të infektuara të gmail në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat