Apple ka mundësi të mos e organizojë konferencën e përvitshme WWDC

Teknologji

Apple ka mundësi të mos e organizojë konferencën e përvitshme WWDC

Më: 11 mars 2020 Në ora: 18:19
Apple

Për shkak të shpërthimit të coronavirusit, shumë aktivitete teknologjike u anuluan ose u realizuan në mënyrë virtuale gjatë këtij viti, duke përfshirë MWC, F8 të Facebook, Google I/O dhe SXSW.

Tani, është gjithnjë e më shumë e mundshme që konferenca WWDC 2020 e Apple, nuk do të ndodhë – të paktën jo në kohën e zakonshme, ose në formatin e saj të rregullt.

Departamenti i Shëndetit Publik në Santa Clara, ka lëshuar një urdhër që ndalon mbledhjet masive me më shumë se 1,000 njerëz, për shkak të rritjes së niveleve të coronavirusit.

“Ky është një moment kritik, i shpërthimit në rritje i COVID-19 në County Clara County. Masat e forta që po i ndërmarrim, janë krijuar për të ngadalësuar përhapjen e sëmundjes”, tha në një deklaratë zyrtarja shëndetësore, Sara Cody.

Meqenëse konferenca e Apple që zhvillohet në këtë qytet, mbledhë më shumë se 5,000 pjesëmarrës, ka mundësi që ky aktivitet të mos organizohet.

Vendimi për mos mbledhjen e mbi 1,000 personave hyn në fuqi sot, ndërsa konferenca WWDC do të zhvillohet në fillim të qershorit.

Mirëpo, nëse coronavirusi vazhdon të rritet dhe masa mbetet në fuqi, atëherë kjo konferencë e Apple është në rrezik të mos zhvillohet dhe konsiderohet shtyrja për një datë më të përshtatshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat