Rishikohen limitet e teknologjisë 5G

Teknologji

Rishikohen limitet e teknologjisë 5G

Më: 13 mars 2020 Në ora: 00:12
Foto ilustrim

Telefonët 5G do të jetë subjekt i kufizimeve më të mëdha të radioaktivitetit. Por institucionet ndërkombëtare të cilat vendosin standardet dhe rregullat thonë se nuk ka prova që rrjetet mobile shkaktojnë kancer apo sëmundje të tjera. Rregullat e reja do të sjellin më shumë mbrojtje nga teknologjitë 5G dhe frekuencat e larta por shkenca nuk ka gjetur efekte të ekspozimit ndaj valëve elektromagnetike.

Është hera e parë që rregullat të cilat janë dizajnuar në 1998 për të mbrojtur njerëzimin nga radioaktiviteti, Wi-Fi dhe Bluetooth janë rishikuar.

Rregullat nuk vendosin limite të reja por kufizime më konservatore. Ndryshimet janë të fokusuar tek frekuencat mbi 6Ghz. Këto lloj frekuencash ofrojnë shpejtësi më të larta të internetit por vetëm në distanca të shkurtra. GSMA tha se telefonët aktualë 5G nuk do të preken, sepse janë brenda limiteve të reja. Shkenca thotë se përveç rritjes së temperaturës në pjesë të ndryshme të trupit, nuk ka prova për dëmtim.

“20 vite kërkim duhet ti sigurojnë njerëzit se nuk ka rrezik për shëndetin e tyre nga antenat 5G,” thonë shkencëtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat