Kompanitë telefonike solidarizohen me klientët/ Internet e minuta falas për të luftuar koronavirusin - Bota Sot
Kompanitë telefonike solidarizohen me klientët/ Internet e minuta falas për të luftuar koronavirusin

Teknologji

Kompanitë telefonike solidarizohen me klientët/ Internet e minuta falas për të luftuar koronavirusin

Më: 14 mars 2020 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Si mënyrë për t’iu gjendur pranë në ditët kur vendi është në izolim total për shkak të koronavirusit, kompanitë e telefonisë celulare në Itali kanë ofruar minuta dhe internet pa limit për abonentët e tyre.  

Për shkak të pezullimit të shkollave dhe universiteteve, nxënësit dhe studentët po studiojnë online.  

Po ashtu edhe ata që janë në punë dhe mund të punojnë online, prej një jave tashmë, po punojnë nga shtëpitë, kështu që internet falas është një mundësi e mirë ofruar nga kompanitë italiane.  

Një ditë më parë, edhe Partia Demokratike i kërkoi qeverisë shqiptare të kërkojë nga kompanitë celulare të ofrojnë internet falas për për të ndihmuar fëmijët që po mësojnë online në këto ditë izolimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat