Franca gjobit Apple me 1.1 miliardë euro, pas gati një dekadë hetimesh

Teknologji

Franca gjobit Apple me 1.1 miliardë euro, pas gati një dekadë hetimesh

Më: 16 mars 2020 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Autoriteti i konkurrencës në Francë, Autorité de la Concurrence, ka gjobitur 1,1 miliardë euro kompaninë Apple, për praktikat antikonkurruese pas gati një dekadë hetimesh.

Vendimi vjen mbi sjelljen e pretenduar të Apple kundër konkurrencës në rrjetet e saj të shpërndarjes dhe shitjes.

Autoriteti tha se dy nga shitësit me shumicë të Apple, Tech Data dhe Ingram Micro, u gjobitën me 63 milionë euro dhe 76 milionë euro respektivisht për vendosjen e paligjshëm të çmimeve.

“Apple dhe dy shitësit me shumicë kanë rënë dakord të mos konkurrojnë me njëri-tjetrin dhe të parandalojnë shpërndarësit të konkurrojnë me njëri-tjetrin, duke prishur kështu tregun e shitjes me shumicë për produktet e Apple”, tha rregullatori francez, Isabelle de Silva.

Autoriteti i Konkurrencës identifikoi që kjo sjellje po vazhdonte nga 2005 deri në 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat