Studim: Apple CarPlay, Android Auto shpërqëndrojnë vozitësit më shumë se alkooli apo kanabisi - Bota Sot
Studim: Apple CarPlay, Android Auto shpërqëndrojnë vozitësit më shumë se alkooli apo kanabisi

Teknologji

Studim: Apple CarPlay, Android Auto shpërqëndrojnë vozitësit më shumë se alkooli apo kanabisi

Më: 21 mars 2020 Në ora: 10:09
CarPlay

Një studim i ri thotë se koha e reagimit të shoferit duke përdorur këto teknologji në veturë ishte më e keqe se shoferet që ishin në ndikim të alkoolit ose kanabisit.

Kur Apple CarPlay dhe Android Auto debutuan në treg së pari, ideja fillestare ishte se këto teknologji do ta zvogëlojnë hutinë gjatë ngasjes së makinës, për ta bërë atë më të sigurt.

Mirëpo, një studim i ri nga IAM Roadsmart në Mbretërinë e Bashkuar, një organizatë e pavarur për sigurinë rrugore, jep një pamje shumë më të dobët. Të gjeturat e këtij hulumtimi treguan se shoferet që përdorin një nga sistemet e argëtimit apo komunikimit interaktiv në një veturë shfaqnin reagim shumë më të ngadaltë se dikush që do të përdorte kanabis gjatë vozitjes.

Në fakt, këto kohë reagimi të shoferëve ishin pesë herë më të ngadalta se dikush që voziste me kufirin ligjor të alkoolit në organizmin e tyre.

Gjatë testimit, i cili përfshiu 46 shoferë, pjesëmarrësit që përdorin Apple CarPlay ose Android Auto hoqën sytë nga rruga për mesatarisht 16 sekonda për t’u kujdesur me kontrollet e sistemit të argëtimit në veturë.

Edhe pse sisteme inovative të komunikimit në veturë sikurse Apple CarPlay dhe Android Auto ekzistojnë për të provuar dhe bërë jetën tonë më të lehtë pas timonit, asgjë nuk do të duhej ta tërheqë vëmendjen tonë të plotë nga vozitja.

Prandaj, vazhdoni të jeni të përqendruar në detyrën kryesore – vozitjen – sepse është për të mirën tuaj dhe për të gjithë të tjerët që janë pjesëmarrës në trafik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat