Apple i bashkohet luftës kundër COVID-19 - Bota Sot
Apple i bashkohet luftës kundër COVID-19

Teknologji

Apple i bashkohet luftës kundër COVID-19

Më: 24 mars 2020 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Kompanitë teknologjike po shfrytëzojnë resurset e tyre për të mbështetur sistemet shëndetësore në vende të ndryshme të botës.

Spitalet në disa vende të botës kanë hasur vështirësi edhe me mjetet bazike për mjekët e infermierët të cilët luftojnë çdo ditë me koronavirusin.

Kompanitë teknologjike po shfrytëzojnë resurset e tyre për të mbështetur sistemet shëndetësore në vende të ndryshme të botës.

Tim Cook zbuloi se Apple do të dhurojë miliona maska në Evropë dhe SHBA. Ndërsa ai nuk elaboroi përsa bëhet fjalë, vetëm 2 milion prej tyre do të shkojnë në SHBA.

Ndër të tjera kompania ka eliminuar interesat që burojnë nga mos pagesave e kësteve të Apple Card për muajin Mars. Por Apple nuk është e vetmja kompani në këtë mes. Alibaba dhe themeluesi i saj Jack Ma kanë dhuruar maska, kostume mbrojtëse, mjete testimi ndërsa Elons i Musk i Tesla do të prodhojë ventilatorë.

Kompanitë nga mbarë bota po luajnë një rol të rëndësishëm për të luftuar këtë pandemi edhe pse nuk kanë ekspertizën e duhur në këtë fushë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat