Google ua mundëson bizneseve të njoftojnë nëse janë përkohësisht të mbyllura

Teknologji

Google ua mundëson bizneseve të njoftojnë nëse janë përkohësisht të mbyllura

Më: 26 mars 2020 Në ora: 23:19
Foto ilustrim

Numri i bizneseve që po mbyllen përkohësisht shkaku i coronavirusit, është tepër i madh, ndërsa Google po mundëson që të njoftohen klientët, nëse një biznes i caktuar është mbyllura përkohësisht, apo nëse ofron shërbime në kohë të caktuar.

SearchEngineLand raporton se kjo mundësi është në dispozicion në Google My Business, ku pasi përdoruesi të regjistrohet, duhet të hyjë në opsionin info.

Më pas, të kërkojnë në “Close this Business në Googogle” dhe për ta mbyllur përkohësisht biznesin, të klikohet në “Marks as Temporaly Closed”.

Por, mundësi edhe më e mirë, është që të njoftohen klientët, për kohën e caktuar kur një biznes është i hapur dhe ofron shërbime, ndërsa ky opsion mund të caktohet tek orari i punës.

Drejtori i përgjithshëm në Google, Sunda Pichai ka bërë të ditur se po mbledhin të dhënat qeveritare, informata nga vet bizneset si dhe një sistem algoritmi, që të tregohet me saktësi se cili biznes është përkohësisht i mbyllur.

Ky sistem do të jetë shumë i nevojshëm, për ata që kanë disa pika shitëse dhe mund të njoftojnë në të njëjtën kohë për mbylljen e tyre të përkohshme.

Nga ky sistem do të përfitojnë edhe përdoruesit, të cilët nuk do të nisen për në biznese që nuk punojnë, derisa do të drejtohen vetëm në kohën e duhur kur ofrojnë shërbime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat