Fitbit Charge 4 do të ketë të ketë sistemin GPS - Bota Sot
Fitbit Charge 4 do të ketë të ketë sistemin GPS

Teknologji

Fitbit Charge 4 do të ketë të ketë sistemin GPS

Më: 27 mars 2020 Në ora: 15:15
Fitbit Charge 4

Ditë më parë, Fitbit e ka prezantuar Charge 4, që është një pajisje për përcjelljen e aktiviteteve sportive, që është i ngjashëm me Charge 3 të lansuar dy vite më parë.

Por, në bazë të një materiali të rrjedhur, mësohet se kjo pajisje do ta ketë të integruar edhe sistemin GPS, si dhe mundësinë e përcjelljes së aktiviteteve sportive nëpërmjet një sistemi të ri.

Materiali në gjuhën holandeze, tregon se Fitbit i ri do të ketë mundësi ta tregojë intensitetin e ushtrimeve në një hartë, si dhe kohën e kaluan më së shumti në të ashtuquajturën zonë aktive.

Sistemi GPS është padyshim mundësia më e rëndësishme, duke lejuar përdoruesit të gjurmojnë vrapimet, udhëtimet çiklizmit dhe më shumë, pa pasur nevojë që të lidhen me ndonjë telefon.

Të gjitha mundësitë ekzistuese nga Charge 3 vazhdojnë të jenë ende, si gjurmimi i statistikave të ushtrimeve në kohë reale, të merren njoftime themelore nga telefoni, të përfitoni nga veçoritë e shikimit të kohëmatësit në telefon të zgjuar, përcjellja e gjumit dhe alarmet, si dhe të kontrollohet muzika në smartfon.

Mundësia që t’i rezistojë ujit deri në 50 metra thellësi, është një veçori tjetër që e bën Fitbit Charge 4 edhe më të pëlqyer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat