Industria e automobilizmit në Kinë do të rifillojë prodhimin, derisa në të gjithë botën prodhuesit e kanë ndërprerë veprimtarinë si pasojë e coronavirusit - Bota Sot
Industria e automobilizmit në Kinë do të rifillojë prodhimin, derisa në të gjithë botën prodhuesit e kanë ndërprerë veprimtarinë si pasojë e coronavirusit

Teknologji

Industria e automobilizmit në Kinë do të rifillojë prodhimin, derisa në të gjithë botën prodhuesit e kanë ndërprerë veprimtarinë si pasojë e coronavirusit

Më: 29 mars 2020 Në ora: 13:37
Foto Ilustrim

Në pjesën tjetër të botës, si pasojë e coronavirusit është ndërprerë   i veturave, por Kina duket se e ka hedhur praps këtë problem

Si pasojë e pandemisë, prodhuesit më të mëdhenj në Evropë, si Lamborghini, Ferrari dhe Bentley e kanë ndërprerë përkohësisht prodhimin, derisa gjatë ditëve të fundit të njëjtin vendim e kanë marrë edhe prodhuesit në Shtetet e Bashkuara si Ford, Fiat Chrysler, General Motors dhe Tesla.

Situatë tjetër është në Kinë, ku pas mbylljes prej dy muajsh, industria e automobilizmit do të rifillojë prodhimin në tërësi, përfshirë edhe në Wuhan, ku ishte qendra kryesore e përhapjes së këtij virusi.

Bloomberg ka raportuar se niveli i shitjes në tregun kinez, ka rënë ndjeshëm si pasojë e coronavirusit, por kjo është duke ndryshuar.

Të dhënat e mbledhura nga China Passenger Car Association, tregojnë se pas muajit shkurt numri i shitjeve të veturave ka nisur të rritet, ndërsa është për 40 për qind më i ulët se gjatë kohë së njëjtë të vitit të kaluar. Por, për 94 për qind më i lartë s një muaj më herët.

Derisa shitjet po rriten, ka filluar të zhvillohet edhe prodhimi i veturave, si dhe të funksionojnë fabrikat që prodhojnë pjesë për makina. Më 17 shkurt filloi prodhimi i BMW në Shenyang, derisa gati të gjitha njësitet e Volkswagen janë në funksion të plotë.

“Të gjitha prodhimtarit dhe operatorët komercialë, janë duke funksionuar normalisht, prodhimi po kthehet gjithnjë e më shumë në normalitet”, është thënë në bazën e Fiat Chrysler në Kinë. Që kur e ka rikthyer prodhimin, Tesla po i nxjerrë nga 3,000 njësi në javë, që është më shumë se sa prodhonte më parë.

Fjalë kyçe virusi General Motors dhe Tesla Në pjesën tjetër të botës si pasojë e coronavirusit është ndërprerë prodhimi i veturave por Kina duket se e ka hedhur praps këtë problem Si pasojë e pandemisë prodhuesit më të mëdhenj në Evropë si Lamborghini Ferrari dhe Bentley e kanë ndërprerë përkohësisht prodhimin derisa gjatë ditëve të fundit të njëjtin vendim e kanë marrë edhe prodhuesit në Shtetet e Bashkuara si Ford Fiat Chrysler transmeton Telegrafi. Situatë tjetër është në Kinë ku pas mbylljes prej dy muajsh industria e automobilizmit do të rifillojë prodhimin në tërësi përfshirë edhe në Wuhan ku ishte qendra kryesore e përhapjes së këtij virusi. Bloomberg ka raportuar se niveli i shitjes në tregun kinez ka rënë ndjeshëm si pasojë e coronavirusit por kjo është duke ndryshuar. Të dhënat e mbledhura nga China Passenger Car Association tregojnë se pas muajit shkurt numri i shitjeve të veturave ka nisur të rritet ndërsa është për 40 për qind më i ulët se gjatë kohë së njëjtë të vitit të kaluar. Por për 94 për qind më i lartë s një muaj më herët. Derisa shitjet po rriten ka filluar të zhvillohet edhe prodhimi i veturave si dhe të funksionojnë fabrikat që prodhojnë pjesë për makina. Më 17 shkurt filloi prodhimi i BMW në Shenyang derisa gati të gjitha njësitet e Volkswagen janë në funksion të plotë. “Të gjitha prodhimtarit dhe operatorët komercialë janë duke funksionuar normalisht prodhimi po kthehet gjithnjë e më shumë në normalitet” është thënë në bazën e Fiat Chrysler në Kinë. Që kur e ka rikthyer prodhimin Tesla po i nxjerrë nga 3 000 njësi në javë që është më shumë se sa prodhonte më parë prodhimi
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat