“The Social Distance”, projekti në Instagram që rrëfen historitë e vuajtjeve dhe lumturive në izolim

Teknologji

“The Social Distance”, projekti në Instagram që rrëfen historitë e vuajtjeve dhe lumturive në izolim

Më: 7 prill 2020 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Një nënë e qet krejt mllefin, çdo ditë – menjëherë pas lindjes së diellit.

Një çift, i prishur rishtazi, tani janë të mbyllur në apartamentin e tyre të vogël.

Dhe një grua që gëzohet që partneri i saj më në fund u zhvendos: “E gjitha që u desh ishte karantinë në të gjithë botën, që ai përfundimisht të kryente këtë”.

Të gjitha këto janë pjesë të jetës nën izolim, të paraqitura nga njerëz të ndryshëm në mënyrë anonime në projektin e Distancës Sociale: një komunitet në internet që dokumenton dramat e përditshme në kohë pandemie, shkruan Guardian.

Projekti erdhi përmes një tweeti në muajin mars nga Meg Zukin, një shkrimtare në Los Angeles. Ajo kishte kuptuar se koha në karantinë do të kishte ndikim në raportet e saja jetësore.

Ajo shkroi: “nëse jetoni me dike tjetër të rëndësishëm, dhe mendoni se e gjithë karantina e përbashkët do të bëjë që ju të prisheni, më dërgoni një e-mail … unë nuk po shkruaj një histori, thjesht jam e çrregullt dhe e dua dramën.”

“Unë me të vërtetë kam menduar se si do të ketë efekt kaq të thellë në jetën personale të njerëzve, dhe kjo nuk po flitet në lajme sepse ka gjëra më të rëndësishme që po ndodhin në atë pasqyrën e madhe”, thotë Zukin tani.

“Por nëse ndaheni me një partner gjatë kësaj kohe – ose për shkak të kësaj gjendje – kjo përben sërish një rregullim të madh në jetë”.

Tweet-i i Zukin u bë viral dhe inbox-i i saj u përmbyt me mesazhe nga njerëz që dëshirojnë të rrëfejnë dhe t’ia besojnë tregimin një të huaji, se si jeta e tyre personale ishte ndryshuar nga coronavirus.

Pavarësisht se a ishte tregim që ta thëntë zemrën apo dicka krejt e vogël, ekzistonte një ndjenjë lehtësimi fakti që kishe dike për ta pyetur, thotë ajo.

Një grua shkroi një “ese” shtatë faqe për vështirësitë që po kalonte me burrin e saj.

“Ajo ishte aq mirënjohëse që dikush po hapte një mundësi për të biseduar rreth çështjeve të marrëdhënieve gjatë karantinës,” thotë Zukin.

“Njerëzit po kërkonin patjetër një vend për të ndenjur.”

Një grua tjetër, një mësuese, shkruante se burri i saj ishte aq i shqetësuar për kontraktimin e koronavirusit prej saj, sa që ishte transferuar me nënën e tij.

“Ndikimi në jetën personale të njerëzve – është pothuajse i pakapërcyeshëm si mendim,” thotë Zukin.

“E ndjej se shumë njerëz konsiderojnë se ankthet e tyre personale ose përleshjet me partnerin, ose anëtarin e familjes nuk janë të rëndësishme, dhe se ata thjesht duhet të jenë mirënjohës që kanë një vend për të jetuar – por nuk është asgjë përderisa nuk ka dalë në krye të lajmeve”.

Në shkrimet e para, Zukin mori rreth 500 mesazhe. Kur miqtë e saj filluan t’i kërkojnë historitë më interesante që asaj i ishin thënë, e kuptoi se ekzistonte një treg për ato.

Duke marrë edhe leje, Zukin bashkoi tregimet e tyre në mënyrë anonime, në një dokument të Google – më pas kërkoi një donacion të vogël në këmbim për t’i parë tregimet.

Nga një dhurim mesatar prej 1 dollarësh amerikane, ajo ka mbledhur deri tani pothuajse 9,000 dollarë që do t’ua dhurojë strehimoreve për ushqim gjatë kohës së Covid-19.

Megjithëse shkalla e dhënies se historive është ngadalësuar, Zukin vazhdon të dërgojë pjesë të jetës nga të huajt, të cilat ajo i ndan në faqen e internetit dhe Llogarinë në Instagram të Distancës Sociale, e cila tani ka 15,000 ndjekës.

“Unë nuk e shoh projektin duke u ngadalësuar, për sa kohë që ne jemi akoma në izolim,” thotë ajo.

Një burrë, ndërsa po shfletonte “projektin e mrekullueshëm”, kuptoi se po lexonte për pabesinë e tij – më pas paraqiti vazhdimin e tij, për ndarjen e me ish-të dashurën e tij të tanishme.

Qëllimi i Zukin tani është të krijojë një ndjenjë të bashkësisë, përkundër karantinës – “thjesht duke ua kujtuar njerëzve se ata nuk janë vetëm gjatë kësaj kohe”.

Plus, Zukin thekson: mbyllur në shtëpitë tona, larg miqve dhe bashkëpunëtorëve tanë, ne mund të ndjehemi pak të uritur nga thashethemet tani.

“Unë mendoj se ne jemi të hipnotizuar të gjithë nga punët e njerëzve të tjerë … Kur nuk po ndodh gati asgjë gjatë ditës tuaj, ka aq shumë për t’u thënë “.

Por, nuk ka qenë vetëm drama që ka regjistruar ajo. Një grua 68-vjeçare shkroi këtë javë për mënyrën sesi burri i saj tash e 50 vjeç kishte hasur në letrat e tyre të vjetra të dashurisë.

“Për orën tjetër, ai do të vraponte me një letër tjetër, unë do ta lexoja, dhe ne do të qeshnim dhe rikujtonim se sa ishim të rinj dhe të dashuruar,” shkroi ajo, për “momentin e bashkësisë, të shkaktuar nga Covid -19”.

Zukin thotë se lexuesit janë përgjigjur mirë në histori të tilla pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat