Të dhënat e vjedhura nga Zoom kanë nisur të shpërndahen në rrjetin e errët

Teknologji

Të dhënat e vjedhura nga Zoom kanë nisur të shpërndahen në rrjetin e errët

Më: 8 prill 2020 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Zoom është duke bërë përpjekje, që të ndalojë ndërhyrjet e shumta dhe vjedhjen e informatave, që janë duke u bërë në këtë platformë, ndërsa tani ka hyrë në një fazë tjetër të problemeve fal rrjetit të errët të internetit.

Sixgill ka gjetur se janë hakuar 352 llogari të Zoom dhe kanë nisur të shpërndahen të dhënat e tyre si e-mail adresa, fjalëkalimi, ID e takimit, çelësi i nikoqirit dhe se si quhet.

“Në komentet për këtë post, disa aktorë e falënderuan për postimin, derisa njëri zbuloi synimet për të kontrolluar dhe provokuar takimet”, ka thënë inxhinieri në Sixgill, Dov Lerner.

Por provokimi në internet, nuk është e vetmja gjë që njerëzit mund të bënin me informacionin e ndarë nga këto llogari.

Me anë këtyre të dhënave shumë të rëndësishme, mund të kontrollohen bisedat e ndryshme që zhvillohen nëpër dhoma të caktuara.

Në këtë formë, kriminelët kibernetikë, mund të mbledhin edhe ët dhëna shtesë, nga bisedat mes kolegësh apo miqve të ndryshëm.

Shumica e këtyre 352 llogarive kanë qenë personale, disa i përkisnin institucioneve edukative si dhe bizneseve të vogla, ndërsa një llogari i përkiste një qendre shëndetësore.

Ditë më parë, ishte bërë e ditur se kriminelët kibernetikë, janë duke e shfrytëzuar një lëshim në sistemin e sigurisë së Zoom, që po ua mundëson qasjen në llogarit personale.

Me kalimin e kohës, hakerët i kanë krijuar edhe Zoom Bomb, që janë ndërhyrje të lehta në mbarëvajtjen e bisedave, por që nuk shkaktojnë probleme shtesë.

Këto dhe shumë ndërhyrje tjera, kanë bërë që shumë kompania, t’jua ndalojnë punonjësve përdorimin e kësaj platformë dhe të shfrytëzojnë ndonjë tjetër më të sigurt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat