Shkarkoni përditësimin e ri macOS Catalina, për t’i rregulluar problemet me FaceTime dhe USB-C

Teknologji

Shkarkoni përditësimin e ri macOS Catalina, për t’i rregulluar problemet me FaceTime dhe USB-C

Më: 10 prill 2020 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Apple e ka lansuar një përditësim plotësues për 10.15.4 macOS Catalina, me të cilën rregullohen problemet e qasjes në FaceTime, largohet ndërhyrja në portin USB-C, që e bllokonte reagimin në Mac.

Pasi që ky është një përditësim plotësues dhe jo i pavarur, versioni i ri Catalina ka të njëjtin numër me atë të fundt.

Me këtë version të përditësimit, thirrjet në FaceTime mund të bëhen pa asnjë problem, derisa nuk do të ketë as ndërhyrje tjera.

Ky version, e bën të panevojshme që në Office 365 t’ju kërkohet vazhdimisht një fjalëkalim, derisa do të rregullohet edhe një problem në MacBook Air, ku ka probleme me konfigurim dhe mund të ketë shkyçje gjatë kohës së lidhjes me ekranin e jashtëm 4K dhe 5K.

Deri më tani, ka pasur shumë raportime, se me porti USB-C nuk po reagon kur po kyçet në Mac, ndërsa tani raportohet se gjithçka është në rregull.

Sistemin e ri mund ta përditësoni me lehtësi, duke shkuar në aplikacionin System Preferences dhe duke klikuar në Sofwer Update.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat