Me Clips, Apple do të mundësojë t’i provojmë aplikacionet mobile pa i shkarkuar fare ato

Teknologji

Me Clips, Apple do të mundësojë t’i provojmë aplikacionet mobile pa i shkarkuar fare ato

Më: 12 prill 2020 Në ora: 10:50
Apple do të mundësojë t’i provojmë aplikacionet mobile pa i shkarkuar fare ato

Kemi dëgjuar shumë thashetheme për tiparet e reja që do të vijnë në modelet e reja të iPhone dhe iPad me iOS 14 dhe tani kemi disa detaje më shumë rreth një veçorie të re dhe interesante të quajtur “Clips”.

Sipas 9 to 5 Mac, tipari i ri Clips do t’ju lejojë të provoni aplikacione të ndryshme, pa pasur nevojë të shkarkoni plotësisht aplikacionin.

Kjo me sa duket do të funksionojë duke skanuar një kod QR në pajisje dhe atëherë do të mund të provoni disa nga funksionet e aplikacionit pa e shkarkuar fare atë.

Karakteristika e re do të shkarkojë disa nga funksionet e aplikacionit në pajisjen tuaj kur skanoni kodin QR dhe zhvilluesit do të jenë në gjendje të vendosin se cilat funksione do të mund të shkarkohen.

Kjo mund të jetë një veçori e shkëlqyeshme për iOS 14 pasi do t’ju lejojë të provoni disa funksione të aplikacionit përpara se ta shkarkoni atë dhe do t’ju ndihmojë njerëzve të vendosin nëse do ta përdorin apo jo atë aplikacion.

Apple pritet të lëshojë versionin e ri të softuerit iOS 14 më vonë gjatë këtij viti, ndërsa i njëjti pritet të dalë së bashku me iPhone 12 të ri në shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat