Tastiera Magic Keyboard për iPad Pro është lansuar më herët se që pritej

Teknologji

Tastiera Magic Keyboard për iPad Pro është lansuar më herët se që pritej

Më: 16 prill 2020 Në ora: 21:26
iPad Pro

Më nuk ka nevojë të pritet deri në muajin që vjen, kur është pritur të lansohej tastiera Magic Keyboard për iPad Pro të ri.

Këtë pajisje që e bën përdorimin shumë më praktik, mund ta porosisni që tani, ndërsa do t’ju arrijë gjatë javës që vjen.

Fillimisht, Magic Keyboard u prezantua krahas iPad-it të ri, por mund të përdoret edhe me gjeneratën e mëparshme të iPad Pro. Nëse keni modelin 11 inç, tastiera do t’ju kushtojë 275 euro, ndërsa versioni 12.9 inç kushton 320 euro.

Kjo tastiera i bashkëngjitet iPad-it  në mënyrë magnetike, derisa mundëson që të kthehet deri në 130 gradë, ndërsa mund të paloset për ekranin e iPad sikurse Smart Folio. Struktura është e ngjashme me tastierën Mac BookAir 2020, ndërsa në mes të tasteve e ka nga një milimetër distancë.

Brenda tastierës është edhe hapësira e ndjeshme në prekje, për të kryer funksione dhe aktivizuar funksione të ndryshme me një, dy dhe tri gishta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat