Gjiganti i teknologjisë, Google u jep punonjësve të saj 14 javë pushim për shkak të COVID-19 - Bota Sot
Gjiganti i teknologjisë, Google u jep punonjësve të saj 14 javë pushim për shkak të COVID-19

Teknologji

Gjiganti i teknologjisë, Google u jep punonjësve të saj 14 javë pushim për shkak të COVID-19

Më: 18 prill 2020 Në ora: 09:35
Google

Kompania e Google do tu japë punonjësve të saj edhe 8 javë të tjera pushim me të drejtë page për shkak të përhapjes së pandemisë së COVID-19.

Gjiganti i teknologjisë konfirmon për CNN se në total punonjësit kanë marrë deri në 14 javë pushim, për të qëndruar më pranë familjeve dhe fëmijëve të tyre.

Më herët, pas shpërthimit të pandemisë, kompania u dha atyre 6 javë pushim.

Kjo politikë do të ndiqet vetëm për punonjësit me kohë të plotë në të gjithë botën e jo për e jo punonjësve me kohë të pjesshme apo kontraktuesve të saj.

Kujtojmë se përhapja e koronavirusit ka detyruar mbi 188 shtete që të mbyllin proceset mësimore duke lënë rreth 1,6 milionë studentë pa mësim.

Disa shtete në ShBA e kanë shtyrë afatin e mbylljes së shkollave ndërsa disa të tjera kanë vendosur që ato të qëndrojnë mbyllur deri në përfundim të vitit akademik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat