Sony mund të kufizojë shitjet e PS5 duke i ngritur çmimet

Teknologji

Sony mund të kufizojë shitjet e PS5 duke i ngritur çmimet

Më: 18 prill 2020 Në ora: 21:19
Foto ilustrim

Sony thuhet se po zvogëlon prodhimin e PlayStation 5.

Sony po planifikon të kufizojë shitjet e PS5, dhe për ta bërë këtë, kjo kompani pritet ta rris çmimin.

Sidoqoftë, kriza aktuale e COVID-19 nuk është përgjegjëse për prodhimin e zvogëluar, sipas Bloomberg.

Sipas kësaj, 5 deri në 6 milionë PS5 do të prodhohen në vitin e parë.

Kur PS4 u lëshua në vitin 2013, Sony shiti 7.5 milionë pajisje gjashtë muajt e parë.

Mendohet se PS5 mund të kushtojë midis 500 dhe 550 dollarë.

Sipas Bloomberg, arsyeja e shitjeve të kufizuara nuk janë pengesat e prodhimit, por një taktikë e marketingut.

Aktualisht është e paqartë nëse kriza e COVID-19 do të ndikojë në lëshimin e dy konzolave ​​të reja të lojës, Playstation 5 dhe Xbox Series X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat