Wi-Fi po merr përditësimin më të madh në 20 vitet e fundit

Teknologji

Wi-Fi po merr përditësimin më të madh në 20 vitet e fundit

Më: 24 prill 2020 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Pas disa muajsh, do të ketë shumë më tepër Wi-Fi përreth nesh. Të paktën kështu pritet të ndodhë së shpejti, sepse Komisioni Federal i Komunikimit në SHBA votoi sot për të hapur një spektër të ri në brezin 6GHz për përdorim të palicencuar.

Rregullatori i njëjtë më herët lejonte ruterët tanë të transmetonin në brezat 2.4GHz dhe 5GHz.

Kjo do të thotë se ka tani më shumë valë ajrore të hapura – shumë më tepër – që ruterët mund të përdorin për të transmetuar sinjale të rrjetit Wi-Fi.

Pasi spektri i ri hapet zyrtarisht për biznes më vonë gjatë këtij viti, kjo do të duhej të përkthehej në internet më të shpejtë dhe më të besueshëm nga gjenerata e re e pajisjeve.

Ky është shtesa më e madhe në brez, pasi FCC pastroi rrugën për Wi-Fi, gjë të cilën nuk e kishte bërë që nga 1989, kështu që kjo gjë është një risi e madhe.

Spektri i ri në thelb katërfishon sasinë e hapësirës në dispozicion për ruterat dhe pajisjet e tjera, kështu që do të thotë shumë më shumë bandwidth dhe ndërhyrje shumë më të vogël për çdo pajisje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat