Microsoft Teams ka 75 milionë përdorues aktivë

Teknologji

Microsoft Teams ka 75 milionë përdorues aktivë

Më: 30 prill 2020 Në ora: 19:41
Microsoft Teams

Gjithnjë e më shumë kompani kanë punuar prej shtëpive të tyre dhe punën e kanë bazuar online gjatë shpërthimit të COVID-19 dhe Microsoft ka njoftuar se produkti i saj Teams Microsoft tani ka 75 milion përdorues aktivë në ditë.

Kompania ka parë një rritje prej 70% në përdoruesit e saj aktivë të përditshëm që nga marsi i vitit 2020, kur kishte rreth 44 milionë përdorues të përditshëm.

“Ne kemi parë më shumë se 200 milionë pjesëmarrës në takime në një ditë të vetme këtë muaj, duke gjeneruar më shumë se 4.1 miliardë minuta” tha Nadella, drejtori ekzekutiv i kompanisë.

Microsoft Teams është krijuar për përdoruesit e biznesit, por Microsoft po planifikon shumë shpejtë të lëshojë një version për konsumatorët individual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat