Microsoft tregon kur do t’i prezantojë disa video-lojëra të reja për Xbox Series X

Teknologji

Microsoft tregon kur do t’i prezantojë disa video-lojëra të reja për Xbox Series X

Më: 1 maj 2020 Në ora: 16:58
Xbox Series X

Krijuesi i softuerëve Microsoft, ka bërë të ditur se me shatë maj, do të zhvillojë një konferencë përmjet internetit, ku do të bëjë disa prezantime, me fokus në video-lojëra.

Video-lojërat e reja do të jenë për Xbox Series të ri, ndërsa nuk janë dhënë detaje shtesë, pasi që është thënë se do të njoftohen në një datë tjetër.

“Shikoni video-lojërat e reja, që ne i kemi zhvilluar me bashkëpunëtort tanë”, thuhet shkurt në njoftimin në Twitter, ku bëhet e ditur vetëm data e saktë.

Prezantimi i prinë lansimit të video-lojërave, që pritet të ndodhë në qershor, kur edhe lansohet E3 e re.

Ky aktivitet i Microsoft, vjen menjëherë pasi Ubisoft njoftoi për lansimin e Assasin’s Creed Valhalla.

Së bashku me Viking, kjo lojë do të vijë në kohën e festave të fundvitit në Xbox Series X dhe PS5.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat