Facebook dhe Google ‘luftojnë’ lajmet e rreme për COVID-19 - Bota Sot
Facebook dhe Google ‘luftojnë’ lajmet e rreme për COVID-19

Teknologji

Facebook dhe Google ‘luftojnë’ lajmet e rreme për COVID-19

Më: 6 maj 2020 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Facebook dhe Google kanë njoftuar për veprimet e tyre.

Facebook dhe Google kanë ndërmarrë hapa për të kundërshtuar dezinformimin në lidhje me COVID-19 në platformat e tyre, megjithatë kompanitë e teknologjisë janë kritikuar që nuk kanë bërë sa duhet për të kundërshtuar dezinformatat, raporton Reuters.

Përfaqësuesit nga të tre u morën në pyetje nga ligjvënësit të enjten e kaluar për hapat që kishin ndërmarrë.

Kryetari i komitetit digjital dhe mediatik të parlamentit në Mbretërinë e Bashkuar, Julian Knight, tha se pozicioni që ata kishin adoptuar ishte “thellësisht i padobishëm dhe i dështuar në sqarimin e asaj që ata po bëjnë për të trajtuar kërcënimin e paraqitur nga nivelet rekord i dezinformatave në internet për COVID-19, disa nga ato vdekjeprurëse”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat