Aplikacioni i pandemisë/ U shkarkua në masë nga të rinjtë gjatë pandemisë - Bota Sot
Aplikacioni i pandemisë/ U shkarkua në masë nga të rinjtë gjatë pandemisë

Teknologji

Aplikacioni i pandemisë/ U shkarkua në masë nga të rinjtë gjatë pandemisë

Më: 6 maj 2020 Në ora: 13:23
TikToku

TikToku po triumfon mes të lindurve në mijëvjecarin e ri dhe popullariteti i tij po shpërthen, duke lënë pas edhe aplikacione të tjera, si instagrami.

Veçanërisht tani, gjatë pandemisë së koronavirusit, TikTok po regjistron gjithnjë e më shumë përdorues e madje edhe yjet e instagramit po i drejtohen atij.

Në kohën kur shumëkush e ka gjetur veten të izoluar brenda mureve të shtëpisë së tij, për shkak të pandemisë, aplikacioni ka ardhur si një mënyrë e mirë për të kaluar kohën.

Vetëm muajt e fundit, qindra e miliona njerëz në të gjithë botën kanë shkarkuar aplikacionin e videove të shkurtra, ndërsa SHBA, Evropa dhe shtete të tjera në botë kanë imponuar rregulla strikte për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Për shumë njerëz aplikacioni është bërë një formë argëtimi dhe largimi nga të gjitha lajmet e zymta mbi virusin dhe pasojat e tij në jetë njerëzish dhe ekonomi.

Vetë TikTok, ka ditur ta kapë momentin duke ardhur me hashtagë si “#HappyAtHome,” që ka bërë që shumë përdorues të shtrëngojnë edhe prindërit e tyre të bëjnë video në tiktok. Po ashtu, ai promovon përmbajtje live stream. Dhe nga janari në mars, tiktok është shkarkuar 315 milionë herë, sipas sensor toëer, është një sasi që kompania analitike thotë se ia kalon cdo aplikacioni tjetër për një periudhë të ngjashme.

TikTok tani ka në total 2 miliardë doënloads, duke dyfishuar totalin e tij në vetëm 15 muaj. Dhe kompania po foton edhe mes përdoruesve më tradicionalë të rrjeteve sociale. Por, suksesi i startup-it me qendër në pekin, ka qenë i jashtëzakonshëm edhe në kibnë gjatë pandemisë dhe tani kompania shpreson të rritet dhe të shndërrohet në një prodhues parash në të ardhmen…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat