Dilema e gjurmimit të koronavirusit përmes aplikacioneve në telefonat inteligjentë - Bota Sot
Dilema e gjurmimit të koronavirusit përmes aplikacioneve në telefonat inteligjentë

Teknologji

Dilema e gjurmimit të koronavirusit përmes aplikacioneve në telefonat inteligjentë

Më: 7 maj 2020 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

Qeveritë në mbarë botën po shqyrtojnë mënyrat për të vëzhguar shpërthimet e reja të koronavirusit, ndërsa përpiqen të rihapin shoqëritë. Shumë prej tyre po mbështeten tek aplikacionet e telefonave inteligjent. Ndërkohë po lindin pikëpyetje se deri ku autoritetet do të kenë të drejtë të futen në jetët private të përdoruesve, dhe ku duhet bërë ndarja mes ruajtjes së privacisë dhe shëndetit publik.

Frenimi i përhapjes së koronavirusit varet tek testimi, gjurmimi dhe izolimi. Aplikacionet në telefonat inteligjentë mund të përshpejtojnë këtë proces, duke mbledhur të dhëna rreth lëvizjes së individëve dhe paralajmërimit të tyre nëse kanë qënë pranë një njeriu të prekur me virusin. James Grimmelmann është profesor i ligjeve kibernetike në Unviersitetin Cornell.

“Gjurmimi tradicional përfshin gjetjen e dikujt që ka qënë i infektuar dhe pastaj biseda me të për të rishikuar se me kë ka qënë në kontakt gjatë kësaj kohe. Ideja pas aplikacioneve është automatizimi i këtij procesi...pra aplikacioni regjistron lëvizjen dhe komunikon me aplikacionet e individëve që ke qënë në kontakt fizik. Kështu që ndërton një lloj historiku të veprimeve dhe mundësinë e patjes kontakt fizik me me një idivid të ifektuar.”

Sa më të detajuara të jenë të dhënat, aq më shumë mund të ndihmojnë qeveritë rajonale për të identifikuar dhe frenuar përhapjen e zonave të nxehta. Por këto të dhëna mund të abuzohen nga qeveritë apo partnerët e tyre në sektorin privat.

Disa aplikacione regjistrojnë të gjithë rrugëtimin e një individi që nga restorantet apo dyqanet që ka vizituar.

Por aplikacioni që po ndërtohet nga bashkëpunimi mes Apple dhe Google i kufizion të dhënat e mbledhura, duke i bërë ato anonime dhe të pamundura për të identifikuar një idivid.

“Apple dhe Google thonë se aplikacioni mund të instalohet sipas dëshirës në të gjitha platformat e telefonëve inteligjentë dhe do të ndërtojë një bazë të dhënash për të gjithë individët që e instalojnë atë”, thotë profesori James Grimmelmann me Unviersitetin Cornell.

Të dy gjigandët teknologjikë i kanë ndaluar qeveritë që ta bëjnë instalimin e aplikacionit të detyrueshëm dhe po ndërtojnë masa mbrojtëse, që të dhënat e mbledhura të mbahen larg qeverive dhe korporatave, duke lehtësuar shqetësimet mbi mbikëqyrjen.

Madje as punonjësit e shëndetësisë nuk janë të përfshirë në këtë mes. Aplikacioni i njofton përdoruesit nëse kanë qënë pranë një individi të infektuar dhe u kërkon atyre që të testohen./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat