Franca me ligj që detyron platformat online të fshijnë përmbajtjen me gjuhë të urrejtjes brenda 24 orësh - Bota Sot
Franca me ligj që detyron platformat online të fshijnë përmbajtjen me gjuhë të urrejtjes brenda 24 orësh

Teknologji

Franca me ligj që detyron platformat online të fshijnë përmbajtjen me gjuhë të urrejtjes brenda 24 orësh

Më: 15 maj 2020 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

Dhoma e ulët franceze ka miratuar një ligj kontravers që do të kërkojë nga rrjetet sociale dhe platformat e ndryshme online të heqin postimet me gjuhën e urrejtjes brenda 24 orëve.

Nëse kompanitë nuk e respektojnë këtë rregull, ato do të duhet të paguajnë gjoba të mëdha sa herë që shkelin ligjin.

Për përmbajtje të tjera më ekstreme, të tilla si përmbajtja e cilësuar si terroriste dhe pornografia e fëmijëve, do të kërkojnë që platformat në internet të reagojnë brenda një ore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat