Një programues zhvillon një maskë me drita LED që tregon lëvizjet e gojës

Teknologji

Një programues zhvillon një maskë me drita LED që tregon lëvizjet e gojës

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 06:56
Maska me drita LED

Programuesi Tyler Glaiel hartoi një maskë për gojë që të ndizet kur ju flisni.

Programuesi Tyler Glaiel në të vërtetë merret me zhvillimin e lojërave.

Sidoqoftë, ai aktualisht është duke punuar në një maskë për fytyrë që tregon lëvizjet e gojës.

 

Një maskë për fytyrë e aktivizuar me zë dhe me LED tregon lëvizjet e gojës.

Një video e postuar nga vet ai është parë pothuajse 1.7 milion herë deri më tani.

Siç bëhet e ditur, 16 drita LED janë të integruara në maskë, të cilat ndizen kur flasin dhe simulojnë lëvizjet përkatëse të gojës.

Edhe një buzëqeshje mund të “reflektohet” në maskë.

Energjia elektrike vjen nga një bateri 9 volt, e cila gjithashtu është e vendosur në maskë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat