Huawei në luftë me botën për ofrimin e rrjetit 5G - Bota Sot
Huawei në luftë me botën për ofrimin e rrjetit 5G

Teknologji

Huawei në luftë me botën për ofrimin e rrjetit 5G

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 09:51
Huawei

Themeluesi i gjigantit të teknologjisë Huawei po përgatitet për një luftë të dhunshme me çdo kundërshtar që mund ta sfidojë.

Ai këshilloi stafin e tij të 'ecte me vendosmëri para, duke vrarë kundërshtarët gjatë ktij procesi, për të krijuar rrugën drejt së ardhmes me gjakun e tyre', në një betejë për supremaci globale.

Këto fjalë të ish inxhinierit të luftës Ren Zhengfei sinjalizuan fillimin e një lufte.

Kjo pasi ai po has vështirësi në bindjen e SHBA për ta lejuar të krijojë rrjetin 5G.

SHBA beson se ky rrjet mund të përdoret nga Kina për të spiunuar përdoruesit.

Por gjithmonë e më shumë vende po lejojnë futjen e këtij rrjeti në përdorim, ndër të cilët mund të bëjë pjesë edhe Britania. 

Huawei kërkon të shkëputet kështu nga Pekini për më shumë autonomi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat