​IBM ndërpret shitjen e programeve për njohjen e fytyrës - Bota Sot
​IBM ndërpret shitjen e programeve për njohjen e fytyrës

Teknologji

​IBM ndërpret shitjen e programeve për njohjen e fytyrës

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

IBM njoftoi sot qëllimin e tij për të ndërprerë shitjen e programeve të njohjes së fytyrës për qëllime të përgjithshme, ndërkohë që protestat kundër racizmit dhe dhunës policore vazhdojnë në SHBA që prej dy javësh.

“Gjigandi informatik amerikan deklaroi se ishte kundër përdorimit të çdo teknologjie për qëllime të mbikëqyrjes masive, profilimit racor, shkeljeve të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ose ndonjë objektivi në kundërshtim me vlerat tona”, në një letër drejtuar anëtarëve të Kongresit nga shefi ekzekutiv i IBM, Arvind Krishna.

“Ne mendojmë se ka ardhur momenti për të hapur një dialog kombëtar mbi teknologjitë e njohjes faciale për të vendosur nëse ato duhet të përdoren dhe si”, deklaroi ai.

Njohja faciale është e bazuar në teknologji të inteligjencës artificiale (IA).

Ajo mund të shërbejë për të identifikuar përdoruesit e një shërbimi (smartfon, sistem pagesash…) por gjithashtu për të identifikuar personat brenda një grupi individësh të pranishëm fizikisht ose në një bazë të dhënash fotografish.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat