“GTA V” vjen në PlayStation 5 në vitin 2021

Teknologji

“GTA V” vjen në PlayStation 5 në vitin 2021

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 23:57
“GTA V”

Një nga lojërat e reja të cilën pronarët e PlayStation 5 do të jenë në gjendje të luajnë është edhe Grand Theft Auto V, që nga viti 2021.

Siç bëhet e ditur, loja u lëshua për herë të parë për përdoruesit e PlayStation 3 dhe Xbox 360 në vitin 2013.

Dhe GTA V pas pak u transferua në gjeneratën e re, PlayStation 4 dhe Xbox One.

“Është një nga lojërat më të shitura të të gjitha kohërave, vetëm pas Minecraft, dhe mënyra e tij në internet vazhdon të jetë një krijues parash i madh për Rockstar dhe kompaninë mëmë Take-Two Interactive”.

Ndërkohë është bërë e ditur se në mesin e lojërave që janë konfirmuar se do të jenë në dispozicon për PlayStation 5 janë edhe Gran Turismo 7, Spider-Man: Miles Morales e Stray nga Annapurna.

Ndryshe, Sony më në fund ka vendosur të lëshojë detaje shtesë rreth PlayStation 5, gjatë një transmetimi të veçantë të quajtur “E ardhmja e lojërave” – të enjten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat