Facebook humbet $50 miliardë në aksione pas tërheqjes së reklamave Coca-Cola & Unilever

Teknologji

Facebook humbet $50 miliardë në aksione pas tërheqjes së reklamave Coca-Cola & Unilever

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Mark Zuckerberg nuk është më njeriu i tretë më i pasur në botë por i katërti, pasi rrjeti i tij Facebook ka humbur rreth 50 miliardë dollarë në vlerë prej tërheqjes së reklamave nga grupet Coca-Cola e Unilever.

Kompanitë thanë se distancoheshin pasi platforma nuk kishte arritur të “ndalojë gjuhën e urrejtjes” në rrjet.

Unilever, kompania evropiane zotëruese e Ben & Jerry’s dhe Dove tha se bojkotonte rrjetin social me argumentimin se “përçarja dhe gjuha e urrejtjes po polarizonin periudhën elektorale në SHBA”.

Disa orë pas tyre, edhe grupi Coca-Cola njoftoi se po bojkotonte Facebook për të paktën 30 ditë duke thënë se “nuk ka vend për racizëm në rrjetet sociale”.

Njoftimet sollën rënien prej 8.3 të vlerës së aksioneve.

Kreu i rrjetit Mark Zuckerberg kishte refuzuar më parë të vepronte kundër një postimi të presidentit Donald Trump ku sugjerohej se vota me postë do të sillte manipulime.

Zuckenberg tha se audienca meritonte të dëgjonte deklaratat e pafiltruara nga liderët. Por rrjeti Twitter i etiketoi komentet si “të pasigurta” dhe “kontrolloni faktet”.

Zuckerberg ka premtuar të veprojë kundër gjuhës së urrejtjes dhe etiketoi me një paralajmërin një konferencë elektorale republikane.
Zuckerberg ka njoftuar gjithashtu politika të reja për eliminimin e gjuhës së urrejtjes në reklama dhe në udhëzimet e informacioneve të votës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat