Kolosët braktisin Facebook-un, Zuckerberg humb 7.2 miliardë dollarë - Bota Sot
Kolosët braktisin Facebook-un, Zuckerberg humb 7.2 miliardë dollarë

Teknologji

Kolosët braktisin Facebook-un, Zuckerberg humb 7.2 miliardë dollarë

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 09:21
Zuckerberg

Pas bojkotit kundër Facebook të disa kolosëve (e fundit Coca Cola), numri një i rrjeteve sociale Mark Zuckerberg e gjen veten me 72 miliardë dollarë më pak në llogarinë bankare.

Aksionet kanë pësuar një rënie me 8.% në bursë, rezultati më i keq i tre muajve të fundit. Duke iu bashkuar fushatës “Stop hate for profit” (Mjaft urrejtjes për të ardhura), kompani të ndryshme kanë nisur një sulm kundër Facebook duke e akuzuar se nuk është mjaft i ashpër në luftën kundër përmbajtjeve raciste.

Sipas Bloomberg Billionaires Index, me rënien me 56 miliardë dollarë të vlerës së Facebook-ut në treg, pasuria e themeluesit ka rënë në 82.3 miliardë dollarë. Kështu, Zuckerberg ka rënë në vendin e katërt të renditjes së njerëzve më të pasur në botë, i parakaluar nga mbreti i luksit Bernard Arnault, bosi  Louis Vuitton, që i është bashkuar në podium Jeff Bezos dhe Bill Gates.

Facebook ka vendosur të ndryshojë politikën mbi shpërndarjen e përmbajtjeve politike që nxisin urrejtjen në vitin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë. Zuckerberg, nga profili i tij, ka lajmëruar se do të sinjalizojë postimet e politikanëve që do të shkelin rregullat e rrjeteve sociale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat