Mbushësi i ri nga Samsung dezinfekton celularin tuaj

Teknologji

Mbushësi i ri nga Samsung dezinfekton celularin tuaj

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 09:59
Mbushësi i ri nga Samsung

Samsung ka njoftuar një mbushës të ri pa tel që do të jetë gjithashtu një vend dezinfektimi.

Samsung lëshon një mbushës 10W i cili gjithashtu dezinfekton telefonin tuaj të mençur gjatë procesit të mbushjes.

E gjithë kjo ndodh me dritën UV-C, e cila mund të vrasë 99 për qind të baktereve dhe mikrobeve.

Mbushësi do të jetë i disponueshëm globalisht. Mund të gjendet në faqen e internetit në Gjermani për 58,38 euro. Përveç telefonave të mençur, mund të vendosni edhe kufje Bluetooth ose sende të tjera që të dezinfektohen në pajisje.

Në përgjithësi, drita UV u testua si një zgjidhje efektive kundër një numri të madh të viruseve.

Image

Sipas një artikulli të botuar në gazetën prozesstechnik.industrie.de, SARS i shkaktuar nga coronavirusi (SARS-CoV) eliminohet nga ekspozimi ndaj dritës UV në intervalin 254 nm. Sidoqoftë, ende nuk është hulumtuar sa duhet nëse funksionon kundër të gjitha viruseve dhe mutacioneve të coronës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat