E pabesueshme! Në një ditë të vetme pasuria e Jeff Bezos rritet me 13 milionë dollarë

Teknologji

E pabesueshme! Në një ditë të vetme pasuria e Jeff Bezos rritet me 13 milionë dollarë

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 22:22
Jeff Bezos

 Pasuria e pronarit të kompanisë Amazon, Jeff Bezos, shënoi një rritje prej 13 milionë dollarësh brenda një dite. Kjo ndodhi pasi të hënën vlera e aksioneve të kompanisë së tij, regjistroi ngritje 7.9 %.

Bezos, është njeriu më i pasur në planet, me një pasuri që përllogaritet diku tek 189 miliardë dollarë.

Që prej fillimit të këtij viti, pasuria e tij është shtuar me 74 miliardë dollarë, pavarësisht faktit që Shtetet e Bashkuara shënuan krizën më të madhe ekonomike, të shkaktuar nga shpërthimi e COVID-19.

Mirëpo gjatë këtyre muajve të pandemisë, shitjet online përmes kompanisë Amazon shënuan rritje. Vlera në treg e kësaj kompanie vlerësohet më shumë se një mijë miliardë dollar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat