Nuk do të prezantohet në shtator modeli i ri i Iphone - Bota Sot
Nuk do të prezantohet në shtator modeli i ri i Iphone

Teknologji

Nuk do të prezantohet në shtator modeli i ri i Iphone

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Konfirmohet zyrtarisht nga Apple se prezantimi i modeleve të reja të iPhone do të shtyhet për një periudhë tjetër.

Drejtori i Financave në Apple, Luca Maestri ka thënë se vitin e kaluar kanë nisur shitjet e modelit të ri në fund të muajit shtator, ndërsa sipas tij këtë vit shitja do të shtyhet disa javë më vonë.

Ai nuk ka zbuluar më shumë se pse do të ndodhë kjo shtyrje, por prej disa muajsh në kompani janë hapur thashetheme se modeli i ri nuk do të prezantohet në muajin Shtator.

Në fillim të këtij viti janë publikuar edhe shumë lajme në lidhje me vonesat në prodhimin në masë të modeleve të ardhshme të iPhone për rreth 1 muaj.

Një tjetër faktor është edhe shtyrja e lançimit të rrjetit 5G në shumë shtete të botës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat