Trump: Qeveria amerikane duhet të marrë një pjesë nga shitja e TikTok-ut

Teknologji

Trump: Qeveria amerikane duhet të marrë një pjesë nga shitja e TikTok-ut

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se qeveria duhet të marrë një copë nga shitja e njësisë amerikane të TikTok nëse një firmë amerikane e blen atë.

Trump tha që bëri një kërkesë për një “pjesë të konsiderueshme” të çmimit të blerjes në një telefonatë në fundjavë me shefin e Microsoft.

Ai paralajmëroi gjithashtu se do të ndalojë aplikacionin, i cili është në pronësi të ByteDance të Kinës, më 15 shtator nëse nuk ka marrëveshje.

ByteDance është nën presion për të shitur biznesin e saj në SHBA pasi Trump kërcënoi sulm ndaj kompanive kineze të teknologjisë.

Administrata Trump ka akuzuar TikTok dhe të tjerët për sigurimin e të dhënave për qeverinë kineze – të cilën Pekini dhe TikTok i mohojnë.

“Shtetet e Bashkuara duhet të marrin një përqindje shumë të madhe të këtij çmimi, sepse ne jemi duke e bërë të mundur,” ka thënë Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat