E vutë re ndryshimin e fundit? Google respekton rregullat dhe përcjell mesazh

Teknologji

E vutë re ndryshimin e fundit? Google respekton rregullat dhe përcjell mesazh

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 20:33
Ilustrim

Google bëhet i ndjeshëm dhe në çështjen e ditës, COVID-19. Së fundi, edhe ju e keni vënë re një “Google Doodle” për të theksuar rëndësinë e vënies së maskës. Faqja gjigantit të kërkimit po shfaq një ‘doodle’, ku çdo shkronjë bën pjesën e saj, duke ndjekur udhëzimet e Centers for Disease Control and Prevention (CDC).

Në këtë “doodle”, shkronjat e Google mbajnë maska me ngjyra. Pastaj, befas, u dalin këmbët dhe largohen njëra nga tjetra për të treguar përpjekjen e tyre për të respektuar distancimin social. Shkronja “e” dërgon një zemër emoji në ajër, në përputhje me udhëzimet e CDC, si një akt dashurie ndaj shkronjave-miq të tjerë.

Duke klikuar tek animacioni, ju shkoni te faqja për parandalimin e COVID-19 të Google, ku mund të gjeni këshillat e fundit për t’u mbrojtur. Google përdor edhe platforma të tjera për të shpërndarë këtë mesazh, mes të cilave YouTube dhe Google Maps.

Ndër të tjera një PSA (Public Service Announcement - mesazh me interes publik) në YouTube u kujton njerëzve që vënia e maskave është një mënyrë e thjeshtë që mund të reduktojë përhapjen e COVID-19 deri në 80 për qind të rasteve. Mesazhi i saj është: Bëje për ata. Bëje për vete. Bëje për të gjithë ne. (“Do it for them. Do it for you. Do it for all of us.”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat