Twitter do të etiketojë llogaritë e mediave "të lidhura me shtetin" - Bota Sot
Twitter do të etiketojë llogaritë e mediave "të lidhura me shtetin"

Teknologji

Twitter do të etiketojë llogaritë e mediave "të lidhura me shtetin"

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 20:59
Twitter logo

Kompania Twitter tha se do të fillojë etiketimin e llogarive të mediave "të lidhura me shtetin" dhe do të ndërmarrë hapa të tjerë për të kufizuar përhapjen e fushatave për ndikim, të udhëhequra nga qeveritë.

Gjigandi i mediave sociale me qendër në San Francisko shpalli masat e reja në një deklaratë të lëshuar më 6 gusht.

Kompania tha se do të shtonte etiketime në llogari, dhe se gjithashtu nuk do t'i bëjë të dukshme përmes sistemeve të rekomandimit të saj, shumë postime nga llogari të tilla.

"Për dallim nga media e pavarur, mediat e lidhura me shtetin, shpesh i përdorin këto llogari si një mjet për të përparuar një agjendë politike. Ne besojmë se njerëzit kanë të drejtë të dinë, kur një llogari është e lidhur direkt ose indirekt me një aktor shtetëror", tha Twitter.

Njoftimi i Twitter vjen disa muaj pasi një veprim të ngjashëm e kishte marrë edhe kompania tjetër, Facebook, i cili filloi etiketimin e përmbajtjes nga media, politika editoriale e të cilave kontrollohet nga qeveritë.

Menjëherë pas njoftimit, llogaritë në Twitter që i përkisnin disa organizatave të mediave ruse kishin etiketimet e reja.

Një etiketë u vendos në llogarinë në gjuhën angleze në Twitter, të mediumit RT, një rrjet televiziv i financuar nga qeveria ruse, i njohur më parë si Rusia Sot, dhe një etiketë në gjuhën ruse iu bashkangjit agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.

Lëvizjet e dy prej kompanive më të mëdha të mediave sociale në botë vijnë mes shqetësimeve për fushatat e qeverive që synojnë të ndikojnë në zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat