Apple i kërkon aplikacionit me receta gatimi të heqë dardhën nga logoja

Teknologji

Apple i kërkon aplikacionit me receta gatimi të heqë dardhën nga logoja

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 23:17
Ilustrim

Kompania amerikane Apple ka lëshuar një notë kundërshtie ndaj një aplikacioni me receta gatimi që të ndryshojë logon. Bëhet fjalë për aplikacionin “Prepear” që përdor simbolin e një dardhe si markë, por gjiganti amerikan i teknologjisë, që vetë përdor si logo një mollë, pretendon se dardha e tyre është tepër e ngjashme me mollën e Apple, raporton MacRumors.

Kompania pretendon se logoja e dardhës do të shkaktonte “zvogëlimin e dallueshmërisë” mes logos së Apple dhe do ta bënte të vështirë për konsumatorët që të bëjnë dallimin midis mallrave dhe shërbimeve të Prepear dhe Apple, duke argumentuar se është në shkelje të ligjit Lanham. Në ankesën e Apple shkruhet se “Marka e aplikantit është një vizatim minimalist i një fruti me një gjethe në pjesën e djathtë lart, çka menjëherë të sjell në vëmendje logon e famshme të Apple dhe krijon përshtypje të ngjashme tregtare”.

Por bashkëthemeluesi i kompanisë Prepear, Russell Monson është kundërpërgjigjur duke nisur një peticion të titulluar (“Save the Pear from Apple!) “Ruajeni Dardhën nga Molla!” që deri tani ka mbledhur më shumë se 14,000 firma: “Ndjej një detyrim moral të bëj një qëndrim kundër veprimit juridik agresiv të Apple kundër bizneseve të vogla dhe të luftoj për të drejtën për të mbajtur logon tonë,” shkroi ajo. “Ne po luftojmë kundër Apple jo vetëm për të mbajtur logon tonë, por për t’i dërguar një mesazh ndërmarrjeve të mëdha se ngacmimi i bizneseve të vogla ka pasoja.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat